---
description: Përzgjedhësi Murat Yakin ka thënë se Xherdan Shaqiri e ka të hapur derën për kthim te Zvicra.Por ka theksuar se vendimi i takon yllit të Baselit.“U përpoqa ta k
title: Yakini tregon nëse Shaqiri e ka ende të hapur derën te Zvicra
image: https://resources.koha.net/images/2024/June/13/111e2757-d317-4a17-8560-764479ab93a0.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Yakini tregon nëse Shaqiri e ka ende të hapur derën te Zvicra

![Shaqiri \& Yakin](https://resources.koha.net/images/2024/June/13/111e2757-d317-4a17-8560-764479ab93a0.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Merr njoftime për përditësimet
- 22 maj 2025 12:13
- Shpërndaje në:

Përditësimet Shaqiri i përgjigjet Yakinit

×

- 22 maj 2025 12:13
- Shpërndaje në:

Përzgjedhësi Murat Yakin ka thënë se Xherdan Shaqiri e ka të hapur derën për kthim te Zvicra.

Por ka theksuar se vendimi i takon yllit të Baselit.

“U përpoqa ta kontaktoja dje dhe i dërgova një mesazh zanor. E përgëzova për fitimin e kampionatit dhe performancën e tij. Ne e respektuam vendimin e tij për t’u larguar nga përfaqësuesja. Ai e di rolin e tij dhe e luajti mirë në Kampionatin Evropian. Por për mua, dera është ende e hapur. Do ta shqyrtojmë në të ardhmen, por ai duhet të jetë gjithashtu i gatshëm”, ka thënë Yakin në konferencë për media.

Shaqiri ka shpërthyer me gola e asistime këtë sezon, duke e ndihmuar Baselin ta kthejë titullin e kampionit.

Përzgjedhësi Yakin u shpreh i lumtur edhe me kthimin e mesfushorit Ardon Jashari në ekip.

“Kjo u ra dakord me të dhe me menaxhmentin e tij (pse Jashari nuk u ftua në ndeshjet e kaluara). Ai kishte nevojë për pushim pas transferimit të tij dhe shumë ndeshjeve, gjë që është e kuptueshme. Ndeshjet që luajti ishin të pabesueshme. Ai dha performanca të shkëlqyera në nivelin më të lartë. Ai mund të luajë rol të rëndësishëm për ne”, u shpreh ai.

E ylli i Baselit, Xherdan Shaqiri, nuk e mendon për momentin kthimin te Zvicra. Këtë e ka bërë të ditur të enjten në konferencën e organizuar nga Baseli para ndeshjes finale për Kupë të Zvicrës.

"Dera është e mbyllur për momentin", ka thënë Shaqiri.

  
 

 

**Lista e Zvicrës:**

## Shaqiri i përgjigjet Yakinit

1 v. më parë / 22 maj 2025 14:39

![shaqiri](https://resources.koha.net/images/2025/March/07/2052f734-64b1-4f8a-9da2-783074ebb031.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Ylli i Baselit, Xherdan Shaqiri, nuk e mendon për momentin kthimin te Zvicra. Këtë e ka bërë të ditur të enjten në konferencën e organizuar nga Baseli para ndeshjes finale për Kupë të Zvicrës.

"Dera është e mbyllur për momentin", ka thënë Shaqiri.

Yakin më herët tha se dera e Zvicrës për Shaqirin është e hapur.

[#Murat Yakin](https://www.koha.net/tag/murat-yakin) [#Xherdan Shaqiri](https://www.koha.net/tag/xherdan-shaqiri) [#Zvicra](https://www.koha.net/tag/zvicra)

[Botë.]() [Eisenkot: Nëse rezultatet konfirmohen, do të veproj shpejt për ta formuar qeverinë e re sioniste](https://www.koha.net/bote/eisenkot-nese-rezultatet-konfirmohen-do-te-veproj-shpejt-per-ta-formuar-qeverine-e-re-sioniste)

[Futboll.]() [Arsenali po befasohet nga ekipi i kategorisë së katërt angleze](https://www.koha.net/futboll/arsenali-po-befasohet-nga-ekipi-i-kategorise-se-katert-angleze)

[Botë.]() [Exit pollët në Izrael s’japin fitues të qartë, blloku kundër Netanyahut i pari](https://www.koha.net/bote/exit-pollet-ne-izrael-e-vendosin-fitues-bllokun-e-eisenkotit-por-pa-shumicen-per-qeverisje)

[Arbëri.]() [Bytyqi: E vetmja pikë e veçantë e Rezolutës është Komisioni Hetimor për vrasjen e Zekajt, tjerat të panevojshme](https://www.koha.net/arberi/bytyqi-e-vetmja-pike-e-vecante-e-rezolutes-eshte-komisioni-hetimor-per-vrasjen-e-zekajt-tjerat-te-panevojshme)

[Kronikë.]() [Pesë të lënduar nga një aksident në Gjakovë, një grua e një fëmijë më rëndë](https://www.koha.net/kronike/pese-te-lenduar-nga-nje-aksident-ne-gjakove-nje-grua-e-nje-femije-me-rende)

[Arbëri.]() [Rrecaj: Prokurorët dhe gjyqtarët, në nivelin e fmijaqave, janë një nga arsyet pse po ndodhin vrasjet](https://www.koha.net/arberi/rrecaj-prokuroret-dhe-gjyqtaret-ne-nivelin-e-fmijaqave-jane-nje-nga-arsyet-pse-po-ndodhin-vrasjet)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"LiveBlogPosting","headline":"Yakini tregon nëse Shaqiri e ka ende të hapur derën te Zvicra","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/yakini-tregon-nese-shaqiri-e-ka-ende-te-hapur-deren-te-zvicra","datePublished":"2025-05-22T12:13:02+02:00","dateModified":"2026-07-11T05:05:06+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":284,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Përzgjedhësi Murat Yakin ka thënë se Xherdan Shaqiri e ka të hapur derën për kthim te Zvicra.Por ka theksuar se vendimi i takon yllit të Baselit.“U përpoqa ta k","url":"https://www.koha.net/futboll/yakini-tregon-nese-shaqiri-e-ka-ende-te-hapur-deren-te-zvicra","keywords":"Murat Yakin, Xherdan Shaqiri, Zvicra","inLanguage":"sq-AL","coverageEndTime":"2025-05-22T14:39:24+02:00","coverageStartTime":"2025-05-22T12:13:02+02:00","liveBlogUpdate":[{"@type":"BlogPosting","headline":"Shaqiri i përgjigjet Yakinit","datePublished":"2025-05-22T14:39:24+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:45:05+02:00","url":"https://www.koha.net/futboll/yakini-tregon-nese-shaqiri-e-ka-ende-te-hapur-deren-te-zvicra#article-455913","articleBody":"Ylli i Baselit, Xherdan Shaqiri, nuk e mendon për momentin kthimin te Zvicra. Këtë e ka bërë të ditur të enjten në konferencën e organizuar nga Baseli para ndeshjes finale për Kupë të Zvicrës.\"Dera është e mbyllur për momentin\", ka thënë Shaqiri.Yakin më herët tha se dera e Zvicrës për Shaqirin është e hapur.","author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}}}],"image":"https://resources.koha.net/images/2024/June/13/111e2757-d317-4a17-8560-764479ab93a0.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
