Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin ka thënë se Izraeli është kundërshtari më i fortë në grupin I.
Por, përballja më e veçantë për Zvicrën siç ka thënë Yakin do të jetë ajo ndaj Kosovës.
“Mendoj se Izraeli është kundërshtari më i fortë në grup. Sigurisht që kemi shumë miq kosovar, mezi po e presim duelin. Është grup i kalueshëm”, ka thënë Yakin, raporton “20min.ch”.
Dy ndeshjet kundër Kosovës do të jetë shumë të veçanta për lojtarët e të dyja përfaqësueseve që kanë lidhje shumë të veçantë me dy vendet. Në njërën anë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë rrënjët nga Kosova, ndërsa Kosova ka disa lojtar që janë rritur në Zvicër.
Kosova dhe Zvicra luajtën baras në marsin e këtij viti në miqësoren e luajtur në Zuerich.
-
Yakin për sfidën ndaj Kosovës: Jo më ndeshje vëllazërore
-
Yakini thotë se ndaj Kosovës tani duan të dalin fitimtarë
-
Yakin thotë se nuk ka marrëveshje të veçantë me lojtarët shqiptarë ndaj Kosovës
-
Yakin e quan vëllazërore ndeshjen me Kosovën, është i brengosur për gjendjen e fushës
-
Yakin pret ndihmën e Shaqirit