Selektori i Zvicrës, Murat Yakin ka insistuar se nuk ka asnjë marrëveshje të veçantë me ndonjërin prej futbollistëve shqiptar që i ka ftuar në listë për duelin kundër Kosovës.
Ai e ka parasysh prejardhjen e tyre, por thotë se nuk ka marrë e as nuk do të marrë masa për ta.
Në listën e Yakinit, janë përfshirë Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Uran Bislimi e Ardon Jashari.
Xhaka e Shaqiri pritet të jenë liderë të Zvicrës në këtë ndeshje që i takon kualifikimeve për “Euro 2024” dhe luhet më 9 shtator në Prishtinë.
“Nuk ka masa të veçanta. Mund ta imagjinoj se do të na mirëpresin ngrohtësisht. Kemi luajtur kundër njëri-tjetrit në Zuerich dhe ishte si një lojë mes miqsh”, ka thënë Yakin.