Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Yakin pret ndihmën e Shaqirit

Mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri është shumë i rëndësishëm për Përfaqësuesen e Zvicrës.

Kështu ka thënë të enjten në konferencën për media përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin.

“E kam vizituar Shaqirin në Çikago. Ai është përmirësuar dhe ka luajtur ndeshjet e fundit. Nëse është në formë, ai është i vlefshëm për ekipin tonë. Mbesim me shpresë se ai do të ndihmoj ekipin të fitoj nesër”, ka thënë Yakin. Zvicra të premten luan kundër Andorrës në udhëtim, në kuadër të grupit I kualifikues për “Euro 2024”.

Pjesë e grupit I janë edhe Kosova, Izraeli, Rumania dhe Bjellorusia. Zvicra dhe Rumania kanë nga gjashtë pikë, ndërsa Kosova i ka dy pikë.