Sport

Yakin mbetet në krye të Zvicrës

Murat Yakin do ta vazhdojë punën e tij si trajner i Zvicrës, pavarësisht humbjes së thellë nga Portugalia dhe eliminimit në Kupën e Botës. Kështu, ka insistuar të mërkurën drejtori i përfaqësueses zvicrane, Pierluigi Tami.

Zvicra, të martën mbrëma u mposht 6:1 nga Portugalia në 1/8 e finales. Për Zvicrën, kjo ishte humbja e dytë në katër ndeshje të luajtura në total në Kupën e Botës, ku arriti të regjistrojë edhe dy fitore.

Tami ka thënë se Yakin do të mbetet në krye të Zvicrës, pasi ka kontratë deri në vitin 2024.

“Natyrisht, se do t’i analizojmë të gjitha, por Yakin do ta vazhdojë punën e tij. Ai vitin e kaluar e ka rinovuar kontratën deri në vitin 2024 dhe nuk kemi dyshimin më të vogël për të”, ka thënë Tami.