Kapiteni Granit Xhaka, zëvendëskapiteni, Xherdan Shaqiri dhe sulmuesi Andi Zeqiri janë ftuar nga Zvicra për dy ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024”.
Zvicra më 16 qershor luan ndaj Andorrës në udhëtim, kurse tri ditë më vonë e pret Rumaninë në Luzern.
Dy ndeshjet kualifikuese i takojnë grupit I, ku bën pjesë edhe Kosova.
Zvicra e Rumania i kanë nga dy fitore. Kosova është e treta me dy pikë, kurse Andorra dhe Izraeli nga një. Pa pikë është Bjellorusia.
