Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka, Shaqiri e Zeqiri, në listën e Yakinit

Përzgjedhësi i Zvicrës në futboll, Murat Yakin, ka publikuar të premten në mëngjes listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikuese të Evropianit 2024, për muajin nëntor.

Në listën e 24 lojtarëve të ftuar nga Yakin, janë edhe tre shqiptarë, kapiteni Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Xhaka me sukses po luan te Leverkuseni. Shaqiri i është bashkuar Luganos për stërvitje pasi ka përfunduar edicionin me Chicago Fire në ligën MLS, ndërsa paraqitje të mira me Genkun belg ka pasur edhe sulmuesi Andi Zeqiri.

Zvicra në këtë muaj luan më 15 nëntor në udhëtim tek Izraeli.

Më 18 nëntor e pret Kosovën, ndërsa e mbyll ciklin kualifikues të “Euro 2024” më 21 nëntor kundër Rumanisë në udhëtim.

Zvicra është e dyta në Grupin I me 15 pikë në shtatë ndeshje.

Një ndeshje më shumë të luajtur e ka Rumania dhe ka një pikë më shumë.

Kosova është e katërta me shtatë pikë në po aq ndeshje të luajtura.

Image