Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur për rëndësinë e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës te Zvicra. Ai ka thënë se është i kënaqur me paraqitjen e dy futbollistëve shqiptarë në të kaluarën, por edhe gjatë Botërorit në Katar.
Shaqiri dhe Xhaka janë liderë te Zvicra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka qenë një pikëpyetje e madhe për Shaqirin, sepse ai nuk kishte ndeshje të mira. Por, nuk isha i shqetësuar për këtë nëse e shihni se si ka luajtur ai. Për mua ai ishte shumë i rëndësishëm, kishte momente vendimtare. Ai luajti edhe një ndeshje testuese kundër Ganës. Këtë se vuri re askush. Xhaka kishte një rol qendror, ai udhëhoqi skuadrën. Ka punuar mirë në mbrojtje e sulm. Në përgjithësi, jam shumë i kënaqur me dy lojtarët”, ka thënë Yakin në konferencën e fundit në Katar.
Zvicra u eliminua të martën mbrëma nga Portugalia në 1/8 e finales të Kupës së Botës.