Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Yakin arsyeton disfatën e Zvicrës

Murat Yakin ka arsyetuar disfatën e Zvicrës ndaj Ganës në miqësoren e luajtur të enjten para Botërorit që nis të dielën në Katar.

Përzgjedhësi i Zvicrës ka thënë se temperaturat ishin të larta dhe se kjo shkaktoi problem për lojtarët e tij.

“Duhet të kishim parasysh shumë procesin, ngrohjen, kontrollin e ngarkesës. Kur bëjmë tre ndryshime në pjesën e parë dhe dy në minutën e 60-të, është e qartë se rezultati nuk ishte prioritet. Kemi ende kohë për t’u përshtatur. Ishte jashtëzakonisht ngrohtë. Është e qartë se lojtarët ende nuk janë ambientuar. Ne luajtëm shumë mirë për 60 minuta. Atëherë duket qartë se ka ardhur lodhja. Një humbje e tillë nuk na largon nga rruga. Ne e dimë se çfarë mund të bëjmë”, ka thënë Yakin.

Artikuj të ngjashëm