Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Yakin i bindur se Zvicra do ta gjejë rrugën e fitores

m

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin ka thënë se mbrojtësit nuk ishin në nivel të detyrës edhe ndaj Bjellorusisë. Por ai është i bindur se Zvicra do ta gjejë rrugën e fitores në ndeshjet e ardhshme.

Zvicra barazoi 3:3 ndaj Bjellorusisë. Por vazhdon ta ketë vendin e parë në grup.

“Mbrojtja, sigurisht që nuk ishte mirë as sot. Duhet të luftojmë deri në ndeshjen e fundit dhe kemi cilësi për ta bërë një gjë të tillë. Tre golat e pësuar nuk ia atribuoj sistemit. Sistemi funksionoi mirë në seancat stërvitore. Nëse jeni shumë të pakujdesshëm me rastet tua, atëherë kundërshtari juaj papritmas do të nuhasë shansin e tij. Jam i bindur se gjërat do të përmirësohen në ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Yakin.