Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zvicra i beson Murat Yakinit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Dominique Blanc, ka thënë se Murat Yakin do të mbetet përzgjedhës i helvetikëve pavarësisht tri barazimeve rresht në kualifikimet për “Euro 2024”.

Ai ka besim se Zvicra do të kualifikohet si e para në Evropian.

“Murat Yakin ka gjithë besimin tonë për të udhëhequr ekipin drejt kualifikimit në Evropian në Gjermani. Dhe siç kemi diskutuar dhe komunikuar tashmë në qershor, ne do të ulemi së bashku pas kualifikimit dhe do të planifikojmë për të ardhmen. Barazimet ndaj Rumanisë, Kosovës dhe Bjellorusisë nuk përputhen me objektivat që i kishim vënë vetes. Megjithatë, pas shtatë ndeshjeve pa humbje, skuadra zë vendin e dytë në grup me një pikë prapa. Ne kemi ende letrat në dorë për të përfunduar në vendin e parë dhe për t’u kualifikuar”, ka thënë Blanc, raporton “rts.ch”.

Zvicra në nëntor do t’i luajë tri ndeshje. Të parën do ta ketë ndeshjen e shtyrë kundër Izraelit, pastaj me Kosovën dhe Rumaninë.

Artikuj të ngjashëm