Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Yakin mbron vendimin për Xhakën

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin e ka mbrojtur vendimin e tij për ta zëvendësuar kapitenin Granit Xhaka në miqësoren ndaj Kosovës, që përfundoi 1:1 në Zuerich.

Xhaka ishte i pakënaqur dhe nuk e priti mirë zëvendësimin në minutën e 63-të. Megjithatë, Yakin tha se e ndërroi Xhakën për ta mbrojtur nga ngarkesa që ka pasur në miqësoret e këtij muaji. Mesfushori u rikthye te Zvicra këtë muaj pas një mungese të gjatë shkaku i lëndimit dhe infektimit me koronavirus.

“Së pari dhe më kryesorja është se ne donim të vendosnim një barrë të ngjashme për të gjithë lojtarët nga minutat e luajtura. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në fazën finale të kampionatit. Ata kanë ende shumë ndeshje të rëndësishme dhe prandaj duhet të mbrohen gjithashtu. Ishin dy miqësore interesante nga të cilat mund të mësojmë. Për sa i përket rezultateve, gjërat nuk shkuan ashtu siç kishim shpresuar, por pashë shumë gjëra pozitive për sa i përket mënyrës dhe intensitetit”, ka thënë Yakin.

“Graniti kishte më shumë minuta në dy ndeshjet miqësore dhe pikërisht kjo është puna ime si trajner. Sigurisht që të gjithë duan të luajnë nga 90 minuta në të dy ndeshjet. Më pëlqejnë ata lloje lojtarësh që duan të luajnë deri në fund dhe të fitojnë lojën. Në fund, mund ta diskutojmë këtë me Granitin, dje nuk është nevoja ta rritni si çështje”, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm