Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhixha shënon tjetër gol në Champions

Sulmuesi Redon Xhixha ka vazhduar me efikasitet në gara evropiane. 25-vjeçari të mërkurën shënoi golin e vetëm për Qarabagun e Azerbajxhanit që barazoi 1:1 me Rakowin polak. Rakowi kishte fituar 3:2 ndeshjen e parë dhe avancoi në raundin e tretë kualifikues.

Xhixha në janar është transferuar nga Tirana te Qarabagu. Ai shënoi dy golat në humbjen 3:2 në Poloni.

Kishte shënuar nga një gol në dy fitoret e Qarabagut ndaj Lincoln Red Imps të Gjibraltarit në raundin e parë kualifikues.