Sulmuesi Redon Xhixha ka shënuar gol për Qarabagun, në nisje të kampionatit elitar të Azerbajxhanit.
Ndeshjen e parë të zhvilluar të premten mbrëma, Qarabagu e fitoi 4:1 në udhëtim tek Arazi.
Xhixha shënoi për 1:0 në minutën e shtatë, ndërsa u zëvendësua në minutën e 69-të.