Sulmuesi shqiptar, Redon Xhixha, ka shënuar gol pas një kohe të gjatë për skuadrën e Qarabagut të Azerbajxhanit.
Xhixha u inkuadrua në lojë të dielën në minutën e 62-të, ndërsa katër minuta më vonë, shënoi gol për 2:0, në fitoren e Qarabagut 3:0 ndaj Shamakhit.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 11-të.
Para këtij goli, Xhixha kishte shënuar për herë të fundit më 13 gusht, në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Ishte goli i dytë në kampionat për të.
Qarabagu në dhjetë ndeshje të luajtura është lider me 27 pikë.