Përditësim, 19:16 - Shkëndija e Tetovës e ka pësuar edhe golin e pestë nga Qarabagu.
Për 5:1 realizoi Leandro Andrade në minutën e 59-të.
Rezultati i përgjithshëm aktualisht është 6:1 në të mirë të kampionit të Azerbajxhanit, Qarabag.
Shkëndija pëson katër gola në pjesën e parë
Përditësim, 18:58 - Shkëndija e Tetovës ka pësuar katër gola në pjesën e parë kundër Qarabagut. Ndeshja kthyese e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve po luhet në Baku.
Ndonëse e nisi mirë, Shkëndija e mbylli në disavantazh 4:1 pjesën e parë.
Tetovarët kaluan në epërsi 1:0 në minutën e dhjetë. Golin për 1:0 e realizoi Fabrice Tamba.
Por më pas, kampioni i Azerbajxhanit shënoi katër gola.
Në minutën e 16-të, Klisman Cake shënoi autogol për 1:1. Dy minuta më pas, Kady Borges, e realizoi golin e epërsisë, 2:1.
Golin për për 3:1 shënoi Nariman Akhundzade në minutën e 33-të, ndërsa Marko Jankoviq nga penalltia shënoi për 4:1 në minutën e 35-të.
Rezultati i përgjithshëm aktualisht është 5:1 në të mirë të kampionit të Azerbajxhanit, Qarabag.
Qarabagu thellon rezultatin ndaj Shkëndijës
Përditësim, 18:44 - Qarabagu ka shënuar edhe dy gola të tjerë ndaj Shkëndijës së Tetovës. Në minutën e 33-të për 3:1 shënoi Nariman Akhundzade, ndërsa Marko Jankoviq nga penalltia shënoi për 4:1. Rezultati i përgjithshëm aktualisht është 5:1 në të mirë të kampionit të Azerbajxhanit, Qarabag.
Qarabagu kalon në epërsi me dy gola të shpejtë
Përditësim 18:21 - Qarabagu ka reaguar shpejtë duke e përmbysur rezultatin ndaj Shkëndijës së Tetovës.
Në minutën e 16-të, Klisman Cake shënoi autogol për 1:1.
Dy minuta më pas, Kady Borges, e realizoi golin e epërsisë, 2:1. Kjo ndeshje i takon raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Cake shënon autogol, Qarabagu barazon shifrat
Përditësim 18:19 - Qarabagu ka reaguar shpejtë duke i barazuar shifrat ndaj Shkëndijës së Tetovës.
Në minutën e 16-të, Klisman Cake shënoi autogol për 1:1.
Kjo ndeshje i takon raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Epërsi e hershme e Shkëndijës në Baku
Përditësim, 18:12 - Shkëndija e Tetovës ka kaluar në epërsi ndaj Qarabagut. Për 1:0 realizoi Fabrice Tamba në minutën e dhjetë.
Kjo ndeshje i takon raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Rezultati i përgjithshëm është 1:1.
Shkëndija publikon formacionin
Shkëndija e Tetovës ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen kthyese ndaj Qarabagut.
Ndeshja fillon nga ora 18:00 dhe luhet në Baku. Shkëndija e Tetovës ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkup të martën e kaluar e humbi me rezultat 1:0.
Besart Ibrahimi e udhëheq sulmin e klubit shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Shkëndija “shkatërrohet” në Baku, eliminohet nga Championsi
Ka përfunduar rrugëtimi i Shkëndijës së Tetovës në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Shkëndija të martën mbrëma u mposht shumë thellë 5:1 nga Qarabagu edhe në ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë kualifikues të Championsit.
Shkëndija edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar javën e kaluar në Shkup pësoi 1:0 dhe kështu u eliminua nga “Championsi” me rezultat të përgjithshëm, 6:1.