Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhixha me Qarabagun kualifikohet në plejofin e Ligës së Evropës

Sulmuesi shqiptar, Redon Xhixha, e ka siguruar plejofin e Ligës së Evropës me skuadrën e Qarabagut të Azerbajxhanit.

Qarabagu të enjten mbrëma fitoi edhe në udhëtim te skuadra e Helsinkit finlandez me rezultatin 2:1, për ta siguruar plejofin me rezultatin e përgjithshëm, 4:2.

Xhixha luajti deri në minutën e 73-të.

Te HJK-ja, nga minuta e 62-të u inkuadrua Përparim Hetemaj por nuk la gjurmë.

Qarabagu në plejofin e Ligës së Evropës do të luajë kundër Olimpija Lubjanës.

Edhe Xhixha shënon golin e dytë në Azerbajxhan Futboll Xhixha shënon golin e dytë në Azerbajxhan

Ndërkohë, HJK-ja do të ballafaqohet në plejofin e Ligës së Konferencës me Farul Constantan.

Skuadra rumune e eliminoi të mërkurën mbrëma Floran e Estonisë.