Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhixha shënon në kualifikimin e Qarabagut

Sulmuesi shqiptar, Redon Xhixha, ka shënuar një gol në kualifikimin e Qarabagut në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Qarabagu të mërkurën mbrëma fitoi përballë Lincoln Red Imps me rezultatin 4:0, ndërsa kalon tutje me rezultatin e përgjithshëm, 6:1.

Xhixha realizoi në minutën e 49-të për 3:0. Ai luajti deri në minutën e 71-të.

Në raundin e dytë kualifikues të “Championsit”, Qarabagu i Azerbajxhanit luan kundër Rakoëit të Polonisë. 25-vjeçari Xhixha karrierë ka bërë në Shqipëri te Laçi e Tirana.

Artikuj të ngjashëm