Sport

Xhixha shënon në fitoren e Qarabagut

Sulmuesi shqiptar, Redon Xhixha ka shënuar një gol në fitore që skuadra e tij Qarabag e arriti të martën mbrëma ndaj Lincoln Red Impsit me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje i takoi raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe u zhvillua në Gjibraltar.

Xhixha shënoi në minutën e 58-të, ndërsa në minutën e 61-të u largua nga fusha.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Baku të Azerbajxhanit.