Pasi mbaron orarin e punës si gjeodete e terrenit për katër apo pesë orë, volejbollistja Anita Xhemshiti merr pajisjet sportive dhe niset drejt palestrës për stërvitje dyorëshe me klubin e Ulpianës, që synon rikthimin në Superligë.
Punën si gjeodete e ka të imponuar nga babai, një ish-basketbollist, kurse me volejboll e ka shtyrë të merret qysh si 8-vjeçare, djali i xhaxhait që po ashtu merret me volejboll, Iliri.
“Unë kam filluar të punoj që nga klasa e 11-të si gjeodete. E kam të imponuar nga babai për shkak të njohurive kompjuterike dhe gjuhës angleze, derisa me volejboll jam shtyrë të merrem nga djali i axhës, Iliri. Edhe fakultetin më ka detyruar ta ndërrojë, nga matematika, në gjeodezi”, ka treguar Xhemshiti në rrëfimin e saj dhënë gazetës.
Ajo thotë se puna si gjeodete e terrenit nuk është aspak e lehtë, por thotë se sporti i ka ndihmuar goxha shumë për t’i tejkaluar problemet.
Xhemshiti që posedon edhe licencën e trajneres personale të fitnesit, në mars i bën 20 vjet që merret me sportin e volejbollit.
Edhe pse nuk e kishte përhapjen e askujt, me përjashtim të Ilirit, 28-vjeçarja nuk u dorëzua... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)