Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhemajli në plane të Pescaras

Klubi italian Pescara është duke u interesuar për transferimin e mbrojtësit të Kosovës, Arbenit Xhemajli, njofton “Tuttomercatoweb”.

Xhemajli 22-vjeçar është pjesë e klubit të Superligës së Zvicrës, Neuchatel Xamax. Kontrata e tij me Xamaxin i skadon në fund të këtij stinori. Pescara garon në Serie B. Te Pescara luan Ledian Memushaj.