Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhemaili transferohet te klubi kinez

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili, ka nënshkruar kontratë për dy vjet me skuadrën e Kinës, Shenzhen, kanë raportuar mediumet zvicerane.

Për largimin e tij, ka njoftuar të premten edhe klubi i Bolognas dhe në Kinë do të jetë nën urdhrat e trajnerit italian, Roberto Donadoni.

Mësohet se Xhemaili në Kinë do të marrë pagë 3 milionë euro dhe në opsion ka vazhdimin e kontratës edhe për një vit tjetër, transmeton KTV.

33-vjeçari këtë edicion te Bologna ishte kapiten, derisa ka kontribuuar me një gol dhe një asistim në 14 ndeshje.

Për Xhemailin do të jetë eksperiencë e re, pas asaj të kaluar në Zvicër, Angli, Turqi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.