Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shumë ekipe italiane pas Xhemailit

Mesfushori Blerim Xhemaili pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A, kanë raportuar mediumet italiane të hënën.

Xhemaili është lojtar i lirë pasi javën e shkuar ka shkëputur kontratën me ekipin nga Kina, Shenzhen dhe pritet së shpejti të vendosë për të ardhmen e tij.

Bëhet e ditur se ish-skuadra e tij, Bologna tashmë ka kontaktuar Xhemailin derisa thuhet se në garë për të është edhe Benevento, ekip që këtë edicion është kthyer në Serie A.

Xhemaili për tetë muaj sa ishte pjesë e ekipit kinez, nuk e regjistroi asnjë paraqitje derisa në Itali shihet si përforcim i rëndësishëm për shkak të përvojës së madhe në futbollin italian, përkatësisht në Serie A.

Mesfushori 34-vjeçar, në kampionatin italian krahas Bolognas, karrierë ka bërë edhe te Genoa, Napoli, Parma e Torino derisa ka luajtur edhe te Montreal Impact, Galatasaray, Bolton e Zuerich.

Ai ka edhe 69 ndeshje e 11 gola të shënuara me Përfaqësuesen e Zvicrës.

Artikuj të ngjashëm