Futbollistja kosovare, Riola Xhemaili, tashmë është pjesë e rëndësishme e përfaqësueses së Zvicrës. Tri ditë më parë Xhemaili kompletoi ndeshjen në të cilën Zvicra luajti 1:1 me Rumaninë. Ndeshja u takoi eliminatoreve për Botërorin 2023. Zvicra luan me Italinë të martën nga ora 17:45 në Thun, ndërsa Xhemaili pritet të startojë sërish.
Zvicra është në rrugë të mirë për ta siguruar pjesëmarrjen në Botëror. Udhëheq në grup kualifikues me 19 pikë, një më shumë se Italia e vendit të dytë. Ndërkohë është kualifikuar në Evropianin që në korrik mbahet në Angli.
Kështu Xhemaili me shumë mundësi do të luajë në dy ngjarjet e mëdha si 20-vjeçare.
Te Zvicra i besojnë potencialit të Xhemailit dhe presin edhe më shumë prej saj në të ardhmen.
“Ajo ka dëshirë shumë të madhe për të qenë top-lojtare. Për këtë arsye ajo vazhdimisht është maksimalisht e përkushtuar. Por nuk duhet të harrojmë që Riola nuk ka shumë përvojë dhe se ka shumë për të mësuar”, ka thënë për “Blick” selektori i Zvicrës, Nils Nielsen.
Edhe
Xhemaili kthehet te Zvicra
Xhemaili dhe Svenja Foelmli vlerësohen talentet më të mëdha të Zvicrës. Ato prej verës së kaluar bëjnë karrierë profesionale në Bundesligën e Gjermanisë.
Dy 19-vjeçaret kanë debutuar te Zvicra në moshën 17-vjeçare.
Xhemaili ka thënë se mosha nuk është çështje te përfaqësuesja. Xhemaili dhe Foelmli janë pjesë e Freiburgut.
Edhe vëllai binjak i Riolës, Rioni, luan futboll. Ai aktualisht është pjesë e Baselit U21. Në fakt, Riola ka shkuar gjurmëve të vëllait kur vendosi për karrierë në futboll.
Mesfushorja kosovare mezi pret të luajë në Evropian.
Edhe
Pas Evropianit, Riola Xhemaili synon paraqitjen edhe në Botëror
“Nuk ka gjë më të madhe se ky turne”, thotë ajo.
Riola Xhemaili ka luajtur për Baselin para se t’i bashkohej Freiburgut. Ka disa paraqitje edhe për U19 të Zvicrës. Te Zvicra A tashmë i ka 12 ndeshje, ndërsa i ka realizuar dy gola.