Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zvicra përfshin Xhemailin për Evropian

Riola Xhemaili është ftuar nga Përfaqësuesja e Zvicrës për Evropianin që mbahet këtë verën në Angli. Futbollistja e Freiburgut është përfshirë listën e 23 lojtareve të Zvicrës nga përzgjedhësi, Nils Nielsen. Listat e lojtareve nga përzgjedhësi danez është publikuar të martën.

Xhemaili 19-vjeçare pjesë e ekipit A të Zvicrës është që prej vitit 2020, ndërsa ka luajtur gjashtë ndeshje.

Zvicra në Evropian ndeshjen e parë do ta luaj kundër Portugalisë më 9 korrik. Katër ditë më vonë luan kundër Suedisë, ndërsa më 17 korrik përballë Holandës.

Artikuj të ngjashëm