Riola Xhemaili është ftuar nga Përfaqësuesja e Zvicrës për Evropianin që mbahet këtë verën në Angli. Futbollistja e Freiburgut është përfshirë në dy listat përgatitore të Zvicrës nga përzgjedhësi, Nils Nielsen. Dy listat e lojtareve nga përzgjedhësi danez janë publikuar të enjten.
Gjatë grumbullimit para Evropianit, Zvicra do t’i luajë dy ndeshje miqësore. Më 24 të këtij muaji do të përballet kundër Gjermanisë, ndërsa më 30 qershor kundër Anglisë. Dy javët e para të përgatitjeve, Zvicra do t’i zhvilloj në Freienbach deri më 21 qershor, ndërsa periudhën e dytë nga 21 deri më 30 qershor në Zuerich.
Xhemaili 19-vjeçare pjesë e ekipit A të Zvicrës është që prej vitit 2020, ndërsa ka luajtur gjashtë ndeshje.
Zvicra në Evropian ndeshjen e parë do ta luaj kundër Portugalisë më 9 korrik. Katër ditë më vonë luan kundër Suedisë, ndërsa më 17 korrik përballë Holandës.

