Riola Xhemaili nuk është pjesë e skuadrës së Zvicrës për Kupën e Botës në futboll. Ëndrrat e 20-vjeçares, që ka pesë gola të shënuar në 22 paraqitje për përfaqësuesen helvetike, u shuan kur mori vesh se nuk ishte pjesë e Zvicrës për Botëror.
20-vjeçarja nuk u ftua për shkak të gjendjes fizike. Kështu u tha nga përzgjedhësja Inka Grings, pasi e shfaqi listën e të ftuarave për Botëror, që zhvillohet në Zelandën e Re dhe Australi. Botërori nis të enjten.
Megjithatë, futbollistja e re e Wolfsburgut është në Zelandën e Re, por vetëm në një reklamë që është në hyrje të hotelit ku po qëndron Përfaqësuesja e Zvicrës. Federata e Futbollit e Zvicrës njoftoi se këta posterë ishin bërë më herët dhe ishte shumë vonë për t’u ndryshuar.
Riola ishte e pranishme së fundmi edhe në një reklamë të publikuar nga “Credit Suisse”.