Blerim Xhemaili me Bolognan ka arritur të fitojë ndaj Valon Behramit me Udinesen në kuadër të “derbit shqiptar” në xhiron e shtatë në Serie A.
Bologna fitoi 2 me 1, duke përmbysur rezultatin.
Pussetto shënoi i pari për Udinesen, teksa Santander dhe Orsolini shënuan për Bolognan dhe fitoren e dytë sivjet.
Teksa Xhemaili luajti 90 minuta, Behrami që u ndëshkua me të verdhë, u largua nga loja në minutën e 84-të.
Në tabelë, Udinese pas 7 ndeshjeve ka tetë pikë, ndërsa Bolgona shtatë.
Supergoli i Santanderit: