Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhemaili i lumtur për golin dhe fitoren e ekipit

Mesfushori Blerim Xhemaili është i lumtur për golin dhe fitoren e ekipit të Bolognas.

Xhemaili shënoi një gol në fitoren e Bolognas të dielën përballë Beneventos me rezultatin 3:0.

Për mesfushorin 31-vjeçar ishte ndeshja e parë pas kthimit nga Montreal Impact.

“Ishte një ndjenjë e mirë. Ky stadium më sjell fat. Por unë jam edhe më i lumtur që ekipi fitoi, sepse gjatë gjithë javës kemi punuar shumë”, ka thënë Xhemaili.

Mesfushori i Zvicrës pret të fitojë edhe kundër ish-skuadrës së tij, Napoli.

Edhe Xhemaili kthehet me gol në Itali Sport Xhemaili kthehet me gol në Itali

Me Napolin Bologna do të luajë në fundjavë në kuadër të javës së 22-të të Serie A.

“Shpresoj se pas xhiros 22-të ne do të jemi në pozitën e dhjetë”, është shprehur Xhemaili. Aktualisht, Bologna është e 12-ta.