Mesfushori Blerim Xhemaili ka shënuar një gol në fitoren e Bolognas ndaj Beneventos me rezultatin 3:0. Xhemaili shënoi golin e tretë në minutën e 88-të. Ai pranoi një top në mesfushë, u nis drejt portës rivale dhe me gjuajte nga rreth 18 metra mposhti portierin e Beneventos.
Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 21-të të elitës së futbollit të Italisë, Serie A, shkruan “Koha Ditore”. Te Benevento gjatë tërë takimit u paraqitën mbrojtësi Berat Gjimshiti dhe mesfushori Ledian Memushaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Xhemailin ishte ndeshja e parë pas kthimit te Bologna nga skuadra kanadeze Montreal Impact. Mesfushori i Zvicrës u kthye të premten dhe menjëherë u aktivizua si titullar te Bologna.
Edhe në kampionatin e SHBA-së, MLS, Xhemaili tregoi paraqitje të mira. Nga mediumet e Italisë, paraqitja e Xhemailit të dielën u vlerësua pozitive.