Edin Xheko do të vazhdojë kontratën me Romën. Sipas mediave italiane, sulmuesi ka pranuar të mbetet në kryeqytet.
Menaxheri i lojtarit dhe drejtuesit e klubit të Romës kanë nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës, transmeton KOHA.
34-vjeçari ishte afër të largohet nga Roma gjatë afatit kalimtar, por transferimi i tij dështoi. Ai ka kontratë me Romën deri në vitin 2022. Klubi italian i ka ofruar kontratë dyvjeçare me rritje të pagës.
Xheko te Roma u transferua nga Manchester City nga viti 2016 për 11 milionë euro. Xheko ka luajtur deri më tani me kryeqytetasit në 174 paraqitje duke shënuar 78 gola.