Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka tregon se prej nga buron ambicia e tij e pakrahasueshme

Granit Xhaka tashmë i ka mbi 600 ndeshje profesionale në futboll. Gjatë karrierës së tij, e cila nisi në Basel në vitin 2010, ka pasur edhe momente të vështira. Ka kaluar sfida të shumta.

Në skuadrën e parë jashtë Zvicrës, Borussia Moenchengladbach, gjërat në fillim nuk shkuan mirë për Xhakën. Në një intervistë që e ka dhënë në fundjavë për televizionin zviceran SRF, Xhaka ka treguar se donte të largohej nga Moenchengladbachu që në vitin 2012.

Por babai i dha një këshillë që do ta formësonte si futbollist Granitin.

“Më tha: Po të ikësh tani, do të ikësh gjithmonë”, ka treguar Xhaka për televizionin zviceran. Xhaka më pas luftoi dhe u bë shumë i rëndësishëm te skuadra gjermane.

Momentet e vështira nuk i kanë munguar as tek Arsenali, ku luajti gjatë. Pas përplasjes me tifozët e Arsenalit në vitin 2019, ndarja dukej e pashmangshme. Por Xhaka qëndroi dhe ktheu gjërat në favorin e tij edhe te skuadra londineze. Me paraqitje të mira ktheu dashurinë e tifozëve. Në verë, me kokën lart u largua nga Arsenali dhe firmosi me Bayer Leverkusenin. U largua me ndjenjën se ka dhënë gjithçka për Arsenalin.

Edhe Xhaka paralajmëron Leverkusenin pas startit të furishëm në Bundesligë Sport Xhaka paralajmëron Leverkusenin pas startit të furishëm në Bundesligë

Por momentet e vështira janë të panjohura për Xhakën në skuadrën e re. Te Leverkuseni, Xhaka po shfaq nivel të lartë. Edhe rezultatet e skuadrës jnë të duhura. Starti i mirë e ka befasuar edhe Xhakën.

“Fakti që gjërat po funksionojnë kaq mirë është befasues edhe për mua. Shtatë lojtarë të rinj kemi ardhur. Nuk më ka ndodhur më herët që çdo gjë të harmonizohet kaq shpejtë. Klubi, bashkëlojtarët dhe stafi na kanë dhënë ndjenjën se nga fillimi ishim shumë të rëndësishëm”, ka theksuar Xhaka.

Trajneri Xabi Alonso ka rol vendimtar në ecurinë pozitive të Leverkusenit. Sipas Xhakës ai punon shumë më ndryshe se Favre e Mikel Arteta.

“Ai nuk i kushton rëndësi të vazhdueshme videoanalizës. Por në fushë ndoshta bën më shumë kilometra se ne lojtarët. Është e pabesueshme”, ka treguar mesfushori.

Xhakës i bënë përshtypje fakti që Alonso i demonstron vetë të gjitha ushtrimet në fushën e stërvitjes dhe atë me cilësi të jashtëzakonshme.

Edhe Granit Xhaka, heroi i heshtur i liderit të Bundesligës Sport Granit Xhaka, heroi i heshtur i liderit të Bundesligës

“Ai mund ta bëjë këtë ende. Për këtë arsye na e bën jetën brutalisht të vështirë. Përkushtimi që e shfaq është thjesht i pabesueshëm”.

Pas fitores së arritur të dielën ndaj Koelnit, Bayer Leverkuseni udhëheq në Bundesligë me 19 pikë. I ka gjashtë fitore e një barazim.

Ka pak muaj që Xhaka është pjesë e projektit të Leverkusenit. Por është e pamundur që Leverkuseni aktual të mendohet pa Xhakën. Alonso dhe mesfushori u pajtuan shpejt për rolin e kapitenit të Zvicrës në skuadër.

“E di rolin tim dhe e di që duhet ta mbështes ekipin e ri me përvojën time. Por unë nuk u jap shokëve të skuadrës ndjenjën se jam shefi”, thotë Xhaka.

Edhe Xabi Alonso e krahason Xhakën me veten Sport Xabi Alonso e krahason Xhakën me veten

Paraqitjet bindëse nuk kanë kaluar pa bujë në futbollin gjerman. Bayer Leverkuseni tashmë llogaritet rivali më i madh i Bayernit në garën për titull të kampionit.

“Besoj se mund të kem një edicion të jashtëzakonshëm. Por është ende shumë herët të flasim për titull të kampionit”.