Mesfushori kosovar Granit Xhaka ka qenë rezervist sot në fitoren 2:1 që Arsenali e shënoi në shtëpi ndaj Sheffield Unitedit.
Xhaka u aktivizua në minutën e 81-të në vend të Daniel Ceballosit.
Bukayo Saka (61’) dhe Nicolas Pepe (64’) realizuan për Arsenalin, ndërsa David McGoldrick (84’) realizoi golin e vetëm për Sheffieldin.
Arsenali pas katër xhirove në Premier League i ka nëntë pikë dhe zë vendin e katërt,m ndërsa Sheffieldi është i parafundit pa pikë.
Në ndeshjet tjera sot Leicester City ka pësuar 3:0 në shtëpi nga West Ham Unitedi, Southamptoni ka fituar 2:0 ndaj WBA-së, ndërsa Wolverhamptoni fitoi 1:0 në shtëpi nga Fulhami.
Nga ora 17:30, Manchester Unitedi takohet me Tottenhamin, ndërsa nga 20:15, kampioni Liverpooli është mysafir i Aston Villas.