Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka mungon në stërvitje, por pritet të jetë gati për ndeshjen e radhës

Granit Xhaka ka munguar në stërvitjen që Bayer Leverkuseni e ka mbajtur të martën paradite. “Kicker” megjithatë ka shkruar se Xhaka pritet të jetë gati për ndeshjen e së shtunës ndaj Heidenheimit.

Leverkuseni po lufton për titull të kampionit në Bundesligë, ndërsa Xhaka është lider i pakontestueshëm i skuadrës.

Ai në minutën e 34-t të ndeshjes ndaj Bayernit, të shtunën, mbeti në fushë duke mbajtur kofshën e majtë. Ishte moment frike për tifozët dhe drejtuesit e Leverkusenit, por pasi u trajtua nga ekipi mjekësor, Xhaka u kthye në fushë dhe luajti deri në fund.

Sipas “Kicker”, Xhaka është dora e djathtë e trajnerit Xabi Alonso dhe thuajse i pazëvendësueshëm për shkak të rolit të tij dhe aftësive udhëheqëse.

“Lëndimi i 31-vjeçarit nuk duhet të rrezikojë realisht paraqitjen e tij të shtunën kundër ekipit të promovuar në Bundesligë, Heidenheim. Një pikëpyëtje, ndonëse e vogël, megjithatë mbetet për momentin”, ka shkruar mediumi i fuqishëm gjerman, të martën.