Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndimi i Xhakës nuk është serioz

Granit Xhaka nuk ka stërvitur me shokët e skuadrës te skuadra e Leverkusenit as të mërkurën.

Bayer Leverkyseni, që drejtohet nga trajneri Xabi Alonso, të shtunën në orën 15:30 do të luajë në udhëtim te Heidenheimi në ndeshjen e xhiros së 22-të të Bundesligës.

31-vjeçari Xhaka ishte lënduar në minutën e 34-t në fitoren 3:0 ndaj Bayern Munichut, por e kompletoi atë ndeshje.

Ai do ta kompletojë vetëm stërvitjen para ndeshjes të së shtunës dhe gjithçka po shkon sipas planit që Xhaka të jetë i gatshëm plotësisht.

Xhaka në Gjermani po vlerësohet si dora e djathtë e Xabi Alonsos, bashkë me Jonathan Tahun e Florian Wirtzin.

Xhaka, megjithatë, rrezikon suspendimin me kartonë.

Edhe Alonso jep sinjale se Xhaka mund të rikuperohet në kohë Futboll Alonso jep sinjale se Xhaka mund të rikuperohet në kohë

Ai ka katër kartonë të verdhë, ndërsa ai i radhës do jetë më pas ndalesë për ndeshjen pasuese.

Bayer Leverkuseni i prin tabelës së Bundesligës me 55 pikë, pesë më shumë se Bayern Munichu.