Mesfushori Granit Xhaka i është bashkuar listës së sportistëve të famshëm, të cilët kanë përdorur terapinë e lashtë me tjegulla për t'i tejkaluar më shpejt lëndimet.
Xhaka të hënën ka postuar një fotografi duke iu nënshtruar këtij trajtimi, të cilin më herët e kanë bërë edhe Neymar, Anthony Joshua e Michael Phelps.
26-vjeçari i ka munguar Arsenalit në dy ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit të ijeve dhe po shpreson se kjo terapi do ta ndihmojë që të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme, shkruan Koha Ditore.
Arsenali, të shtunën është mysafir i Huddersfieldit në kuadër të Premier Leagues. Në ndeshjet që mungoi Xhaka, Arsenali mposhti Cardiffin (2:1) dhe pësoi nga Manchester City (3:1). Ai i është nënshtruar kësaj terapie për ta përshpejtuar kthimin në fushë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)