Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka folur për të ardhmen e tij. Xhaka ka bërë të ditur se nuk ndikohet nga shkrimet dhe tifozët, të cilët nuk mund të vendosin për të ardhmen e tij në klub.
29-vjeçari është shprehur i bindur se do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit anglez.
“Unë vendosi për të ardhmen time dhe kur do të largohem. Askush tjetër, as tifozët apo shkrimet e shumta nuk vendosin një gjë të tillë. Kur të mos jem gati, do të largohem. Për sa kohë të jem gati, ndihem mirë, dhe mund të ndihmoj ekipin, do të jem këtu”, deklaroi Xhaka.
Mesfushori është lidhur me një largim nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit.
Xhaka ka kontratë me “Topçinjtë” deri në vitin 2024.