Granit Xhaka ka hedhur poshtë spekulimet se mund të largohet nga Arsenali gjatë kësaj vere.
Mesfushori shqiptar ka bërë të ditur se është i lumtur te londinezët dhe është i përqendruar të jap më të mirën tek ekipi anglez.
“Kam një kontratë dyvjeçare me Arsenalin dhe jam shumë i lumtur këtu. Gjithmonë ka pasur spekulime, mirëpo jam i përqendruar të ndihmojë ekipin tim edhe sezonin tjetër”, u shpreh Xhaka.
28-vjeçari ka kontratë me “Topçinjtë” deri në vitin 2023.
Xhaka ka luajtur 41 ndeshje këtë sezon në të gjitha ku ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime.
Ai është pjesë e klubit anglez që nga viti 2016 kur u transferua nga Monchegladbachu.