Granit Xhaka mund të mbetet pjesë e Arsenalit edhe përtej vitit 2024 kur i skadon kontrata aktuale.
“Football Insider” ka raportuar të premten se krerët e Arsenalit tashmë kanë përgatitur kontratën e re për Xhakën.
Paraqitjet e mira të mesfushorit shqiptar këtë edicion, kanë bërë që tek Arsenali të duan ta mbajnë më gjatë në ekip.
Detajet e kontratës së re nuk janë bërë të ditura, por thuhet se negociatat mes palëve do të nisin zyrtarisht pas përfundimit të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
Xhaka është pjesë e Arsenalit prej vitit 2016, ndërsa këtë edicion në 12 ndeshje të luajtura, ka dy gola e tri asistime.
Në kontratën aktuale që i skadon në vitin 2024, Xhaka e ka opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.