Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xavi kërkon kthimin e Messit te Barcelona

Xavi

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernardez, ka kërkuar nga presidenti i klubit Joan Laporta ta transferojë Lionel Messin.

Vetë Laporta ka uruar që kapitulli i Messit në Barcelonë të mos ketë përfunduar. Ai shpreson që Messi ta mbyllë karrierën te Barcelona.

“Besoj, shpresoj dhe uroj që kapitulli i Messit në Barcelonë të mos ketë mbaruar ende”, ka thënë presidenti i Barcelonës, raporton gazeta spanjolle “Sport”.

Messi me PSG-në ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Ai u largua nga Barcelona si lojtar i lirë në vitin 2021.

Te klubi francez nuk ka përmbushur pritshmëritë.

Sulmuesi 35-vjeçar në Ligue 1 të Francës shënoi gjashtë gola dhe kontribuoi me 15 asistime në 26 paraqitje.

Artikuj të ngjashëm