Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xavi e mirëpret rikthimin e Messit

Xavi

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka përsëritur dëshirën e tij për të parë ish-bashkëlojtarin e tij, Lionel Messi, të luajë sërish për Barcelonën .

Sulmuesi argjentinas u largua nga klubi verën e kaluar dhe iu bashkua Paris Saint-Germain në një transferim të lirë, pasi i skadoi kontrata me klubin spanjoll.

“Uroj që koha e Messit të mos kishte mbaruar, mendoj se ai meriton një shans të dytë, një shans të fundit, por ky është vitin e ardhshëm. Ai ka një kontratë me PSG-në, por unë do të doja ta kem në skuadër”, deklaroi Xavi.