Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xavi mund ta kthejë Messin te Barça në vitin 2023

Ylli argjentinas Lionel Messi ka gjasa të kthehet në “Camp Nou”. Madje, e përditshmja spanjolle “Marca” ka shkruar të martën se për kthimin e Messit te Barcelona, do të angazhohet trajneri Xavi Hernandez.

Ky i fundit ka qenë bashkëlojtar me Messin dhe argjentinasi i ka dërguar mesazh kur është emëruar për trajner të Barcelonës.

Megjithatë, kthimi i Messit te Barcelona nuk mund të ndodhë deri në vitin 2023 pasi argjentinasi kur iu bashkua Paris Saint-Germainit si lojtar i lirë, ka firmosur kontratë dyvjeçare.