Të hënën u raportua për një rikthim të Lionel Messit te Barcelona në verën e vitit 2023.
Për Messin është pyetur edhe trajneri i Barçës, Xavi Hernandez.
Ish-bashkëlojtari i argjentinasit nuk e ka përjashtuar mundësinë që Messi të luajë sërish për Barcelonën, por ka kërkuar që në këtë fazë të lihet i qetë.
“Nuk është momenti për të folur për këtë tani. E dini dashurinë që kam për të. Ai është një mik dhe do t’i uroj gjithmonë më të mirat. Barça është shtëpia e tij, por ne nuk po i bëjmë atij asnjë nder duke folur për të ardhmen e tij. Le ta lëmë të qetë të shijojë kohën e tij në Paris dhe t'i urojmë të gjitha të mirat”, u shpreh Xavi në konferencën për media.
Messit i skadon kontrata me PSG-në verën e vitit 2023. Ai e ka opsionin e vazhdimit.