Presidenti i Barcelonas, Joan Laporta, ka pranuar se ka dëshirë që Lionel Messi të kthehet në “Camp Nou” në fund të këtij edicioni.
Në një intervistë për mediumet spanjolle, Laporta ka thënë se shpreson që ta shoh Messin sërish me fanellën e Barcelonës.
Aktualisht, Messi është lojtar i Paris Saint-Germainit, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të sezonit.
Messi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, ndonëse te Parisi tashmë ia kanë ofruar rinovimin e kontratës. Ai iu bashkua Parisit vitin e shkuar si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Barcelonën.
“Për momentin, Messi është lojtar i Parisit, por kam dëshirë që ai të kthehet te Barcelona një ditë. Do të shohim se çka do të ndodhë”, është shprehur Laporta.