Lionel Messi ende nuk e ka vazhduar kontratën me Paris Saint-Germainin.
Kontrata e Messit me klubin e madh francez skadon në verë, por ende nuk dihet e ardhmja e tij.
Ka edhe spekulime se ai mund të largohet nga PSG-ja pas përfundimit të sezonit.
Messi mund të rikthehet te Barcelona, pasi të mërkurën presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se ka nisur bisedimet me babanë e 35-vjeçarit.
“Jam takuar me Jorge Messin. Kemi biseduar për Kupën e Botës dhe kam nënvizuar se jam shumë i lumtur që Leo e fitoi atë. Jam shumë i lumtur për të. Mund të ketë edhe një ndeshje nderi për Messin”, ka thënë Laporta, shkruan “Sky Sport” i Gjermanisë.