Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xavi ka bërë listën e largimeve te Barça në janar

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka marrë vendim se cilët futbollistë do të largohen nga ekipi gjatë afatit kalimtar të janarit. Mediumet spanjolle kanë njoftuar të hënën, se Xavi ka bërë një listë prej katër lojtarëve, të cilëve tashmë ua ka bërë me dije se nuk llogarit në ta.

Mësohet se lojtarët që pritet të largohen në janar nga Barcelona janë sulmuesi Luuk de Jong, mesfushori Philippe Coutinho, mbrojtësi Samuel Umtiti dhe portieri Neto. Prej këtyre lojtarëve, te Barcelona po shpresojnë të krijojnë një fond, të cilin pastaj do ta përdorin për përforcime në muajin tjetër.

Në fakt, De Jong do të kthehet te Sevilla, ekip prej të cilit Barcelona e ka huazuar sulmuesin holandez për një vit.