Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xavi njofton Depayn se nuk llogarit në të

XAVI NJOFTON DEPAYN SE NUK LLOGARIT NË TË

Memphis Depay do të largohet nga Barcelona gjatë këtij afati kalimtar. “Marca” ka bërë të ditur se trajneri Xavi Hernandez ka pasur një takim me sulmuesin holandez dhe i ka kumtuar se nuk llogarit në shërbimet e tij për sezonin e ri.

Trajneri spanjoll ia ka shpjeguar lojtarit në përgatitjet parasezonale se nuk është në planet e tij për edicionin e ri.

Xavi thuhet se i ka kërkuar lojtari të gjejë skuadër të re pas transferimit të Raphinhas dhe Robert Lewandowskit.