Barcelona ka publikuar listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në ndeshjet parasezonale që do të zhvillohen në SHBA.
Trajneri Xavi Hernandez për këto ndeshje ka lënë jashtë ekipit pesë futbollistë.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se lojtarët e mbetur jashtë liste do të shiten gjatë kësaj vere pasi trajneri Xavi nuk llogarit në shërbimet e tyre.
Martin Braithwaite, Oscar Mingueza, Samuel Umtiti, Riqui Puig dhe Neto nuk do të udhëtojnë me klubin për turneun e tyre parasezonal në SHBA.
Drejtuesit e klubit spanjoll janë në kërkim të skuadrave të reja për lojtarët.
Artikuj të ngjashëm