Pas përforcimeve të bëra, skuadra e Barcelonës po kërkon të shesë disa futbollistë.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se trajneri Xavi Hernandez u ka dhënë krerëve të klubit listën e lojtarëve, në të cilët nuk llogaritë në sezonin e ri.
Në listën e lojtarëve janë Oscar Mingueza, Neto, Samuel Umtiti, Riqui Puig, Martin Braithëaite dhe Miralem Pjaniq.
Përveç këtyre lojtarëve në mesin e futbollistëve, që mund shitet është edhe Memphis Depay.
Me shitjen e këtyre futbollistëve klubi spanjoll po shpreson t’i përfitojë rreth 100 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm