Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona planifikon t’i largojë katër lojtarë

Trajneri i Barcelonës, Xavi, do t’ia bëjë me dije Ansu Fatit, Jordi Albas, Franck Kessiet dhe Ferran Torresit se do të shiten pasi të përfundojë edicioni aktual, raporton “Sport”.

Barcelona nuk llogarit në katër lojtarët për sezonin e ardhshëm. Barcelona, që para pak ditësh festoi titullin e kampionit, synon të bëjë ndryshime për sezonin e ardhshëm.

Për të bërë transferime të reja i duhet t’i shesë katër futbollistët. Këtë e di edhe vetë trajneri spanjoll.

Barcelona do të duhet të mbledhë rreth 200 milionë euro në mënyrë që të respektohet ferpleji financiar.